Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENuhiju: Jam shumë i kënaqur me atë që dha skuadra në ndeshjen...

Nuhiju: Jam shumë i kënaqur me atë që dha skuadra në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Trajneri i Tiranës Ardian Nuhiju është rikthyer të flasë për ndeshjen e barazuar ndaj Vllaznisë dhe ka vlerësuar paraqitjen e lojtarëve të tij duke thënë se ato i kanë mundësitë të bëjnë edhe më mirë në të ardhmen.

“Jam i kënaqur me atë që dha skuadra ndaj Vllaznisë. Duke pasur parasysh mungesat dhe faktin që luajtëm me lojtarë të rinj, shpirtluftimi i ekipit ka qenë i jashtëzakonshëm. Rastet e krijuara nga Vogli, Mehmeti tregojnë se kemi futbollistë me perspektivë të shkëlqyer. Natyrisht, ka ende punë për të bërë, por mënyra se si po përqendrohen dhe japin maksimumin tregon se gradualisht po ndërtojmë një skuadër të fortë.

Dua të përgëzoj futbollistët që po tregojnë profesionalizëm dhe përkushtim, edhe kur kemi pak forca. Ata po japin maksimumin dhe respektojnë jo vetëm vetveten, por edhe ekipin. Në janar synojmë të sjellim lojtarë të rinj dhe cilësorë që do të forcojnë grupin dhe do të rrisin konkurrencën”- është shprehur Nuhiju.

Numri 1 i pankinës bardheblu ka folur njëkohësisht dhe për sfidën e rradhës, atë që do të luajnë ndaj elbasanasve.

“Do të jetë një sfidë e vështirë, sepse Elbasani ka një ekip cilësor dhe po udhëheq kampionatin. Por me shpirtin që treguam dhe përgatitjen taktike, besoj se mund të arrijmë një rezultat të kënaqshëm”- është shprehur trajneri Nuhiju.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments