Vllaznia po kalon një krizë rezultatesh. Edhe pse shkarkuan trajnerin Bdraric, skuadra shkodrane nuk është rikthyer te fitoret dhe prej 4 javësh nuk ka arritur të marrë 3 pikë.

Sfida e radhës do të jetë ndaj Laçit në shtëpi me ndeshjen që do të luhet ditën e shtunë në orën 16:45. Duke parë krizën e rezultateve, trajneri Plori ka vendosur të bëjë disa ndryshime në formacion për t’u rikthyer te fitoret.

Nga minuta e parë do të luajë kapiteni Gurishta që ka lënë pas dëmtimi, ndërsa në qendër të mbrojtjes, Bulatovic do të marrë vendin e Diagne që është i pezulluar. Në mesfushë, Krymi dhe Jonuzi do të jenë si zakonisht titullarë, ndërsa Hoxhaj dhe Kruja luftojnë për një vend titullari për krahun e djathtë të sulmit.

Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Bulatovic, Hakaj, Krymi, Jonuzi, Krymi (Hoxhaj), Latifi, Da Silva, Aralica.