Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENuk gjeti hapësira te Vllaznia, sulmuesi luan në miqësore me Kastriotin

Nuk gjeti hapësira te Vllaznia, sulmuesi luan në miqësore me Kastriotin

Kaina largohet nga Vllaznia dhe bashkohet me Kastriotin. Sulmuesi brazilian ishte një nga afrimet e skuadrës shkodrane gjatë merkatos së verës, por u aktivizua shumë pak gjatë pjesës së parë të sezonit.

24-vjeçari luajti vetëm 3 ndeshje me Vllazninë, 2 në Superligë dhe një Kupë, ndërsa shënoi vetëm një gol.

Mungesa e hapësirave nga trajneri Brdaric kanë bërë që lojtari të largohet dhe dje u aktivizua me Kastriotin në miqësoren e fituar 1-0 ndaj Erzenit. Për momentin nuk ka ende një konfirmim zyrtar as nga Vllaznia, por as nga Kastrioti.

Me shumë mundësi, Kaina do të huazohet te krutanët për pjesën e mbetur të sezonit, pork jo ngelet për t’u konfirmuar pasi nuk përjashtohet mundësia që braziliani të ketë prishur me konsensus marrëveshjen me Vllazninë.
(Në rreth) Kaina me fanellën e Kastriotit në miqësoren e djeshme ndaj Erzenit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments