HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENuk janë aktivizuar deri tani, ka dilema për brazilianët. Ja cili ka...

Nuk janë aktivizuar deri tani, ka dilema për brazilianët. Ja cili ka shanse të firmosë me Vllazninë

Në dy miqësoret që ka zhvilluar deri më tani Vllaznia, pikërisht ndaj Buduçnostit të Podgoricës dhe Sutjeskës së Nikshiqit, nuk janë aktivizuar futbollistët brazilianë të ardhur në provë, pikërisht mbrojtësi i majtë Bruno Oliveira dhe mesfushori qendror Uellinton Gustavo.

Nga burime pranë stafit teknik mësohet se dy lojtarët kanë probleme fizike, pasi kanë ardhur të pastërvitur në Shkodër dhe kësisoj, aktivizimi i shpejtë i tyre do të rrezikonte dëmtime.

Shanse më të mëdha për të firmosur me shkodranët ka Gustavo, pasi cilësitë e tij janë pëlqyer. Ai ne fakt ka patur nje demtim te vogel ditet e fundit dhe prandaj nuk ka luajtur ne miqesoren e dyte.

Ndërkohë, vijon të jetë në provë edhe qendërsulmuesi Markovanbasten Çema, i cili ka qenë pjesë e Erzenit dhe Partizanit B së fundmi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments