Saturday, February 28, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENuk ka fitues në 'Niko Dovana', Teuta e Flamurtari ndajnë nga një...

Nuk ka fitues në ‘Niko Dovana’, Teuta e Flamurtari ndajnë nga një pikë

Teuta dhe Flamurtari kanë ndarë pikët në ndeshjen që ka mbyllur javën e 26-të në Kategorinë Superiore.

Pritej një ndeshje me shumë raste nga skuadrat por ato kanë qenë me “pikatore” pasi ekipet ruheshin më shumë që të mos pësonin.

Sfida u ndez në pjesën e dytë kur Arifi shënoi autogol duke u dhënë avantazhin vlonjatëve, ndërsa durrsakët u hodhën me shumë forca në sulm. Ata ia dolën të shënonin me Dacin e shpërdoruan edhe mundësi të mira për të fituar ndeshjen në fund.

Por si përfundim, të dy ekipet u desh të kënaqeshin me nga një pikë që nuk ndryshon shumë situatën e tyre në kalsifkim.

TEUTA-FLAMURTARI 1-1
75′ Daci / 54′ (ag) Arifi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments