Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLNuk ka kohë për të humbur, trajneri i ri “shtrydh” lojtarët e...

Nuk ka kohë për të humbur, trajneri i ri “shtrydh” lojtarët e Kukësit

Diego Longo u prezantua para 3 ditësh në skuadrën e Kukësit dhe tashmë ka nisur nga puna me ekipin verilindor.

Trajneri italian po njihet me lojtarët dhe këta të fundit me njëri-tjetrin. Sezoni i ri dalëngadalë po afrohet dhe tashmë s’ka kohë për të humbur.

Longo ka planifikuar dy seanca stërvitore në ditë, ndërsa drejtuesit verilindorë po punojnë intensivisht për të plotësuar organikën me futbollistë cilësorë aty ku është nevoja.

Në seancën e djeshme ka munguar vetëm Shqiprim Taipi që kishte marrë leje nga drejtuesit për një sebep familjar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments