HomeKRYESORENuk ka më dyshime, Solskjaer prish kontratën dhe qartëson të ardhmen

Nuk ka më dyshime, Solskjaer prish kontratën dhe qartëson të ardhmen

Mançester Junajtid duket se ka rilindur plotësisht me ardhjen e Solskjaer në krye të stolit dhe duke parë formën e lojën që Junajtidi po bën, drejtuesit kanë vendosur që të mos lënë asgjë në dorë të rastësisë.

Tekniku norvegjez që fillimisht erdhi si trajner i përkohshëm te Mançesteri, ka vendosur për të ardhmen e tij dhe mesa duket, e ka harruar kontratën që kishte më parë.

Ai duhej që në qershor, të linte ‘Djajtë e kuq’ dhe të rikthehej te Molde duke qenë se marrëveshja ka qenë e tillë në fillim.

Mesa duket, gjithçka ka marrë një rrjedhë tjetër dhe tashmë Mançesteri është i gatshëm të paguajë Molden për shërbimet e Solskjaerit. Sipas tabloidit britanik, ‘The Sun’, anglezët janë të gatshëm të paguajnë 6 milionë euro për shërbimet e trajnerit.

Pak ditë më parë, vetë Solskjaer pranoi se do të vazhdojë me Mançesterin, duke shtuar se nuk ka më një kontratë me Molden. “Nuk e di si funksionon, por nuk mund të kem dy kontrata. Ajo me Molden është prishur dhe tani jam trajner i Mançesterit dhe dua të bëj sa më mirë punën time”, tha pak ditë më parë trajneri Solskjaer. /VipSport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments