Nuk ka vetëm afrime, por edhe largime nga radhët e skuadrës së Besëlidhjes dhe bëhet fjalë për një futbollistë që në Lezhë ka provuar që të luajë edhe si titullarë.

Njekohesisht ai cilësohej si një element me shumë perspektivë nga drejtuesit dhe trajnerët që kanë drejtuar skuadrën lezhjane në sezonet e fundit.

21-vjeçari Xhuljo Berisha është larguar nga Lezhjanët dhe duket se ai kërkon një skuadër ku të shprehet edhe më mirë, duke qenë se kërkon “shpërthimin”.

Berisha luan si sulmues, por edhe pas sulmuesve, ndërsa Besëlidhja në këtë merkato ka afruar element me pikatore.

Elemente keto që kanë eksperiencë, si në Kategorinë e Parë ashtu edhe në Superiore, duke luajtur me skuadra nga më të njohurat më vendin tonë…/Vipsport/