HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PARENuk kanë fund akuzat kundër arbitrave në Shqipëri, këtë herë vijnë nga...

Nuk kanë fund akuzat kundër arbitrave në Shqipëri, këtë herë vijnë nga Korabi

Në Shqipëri akuzat kundër arbitrave nuk kanë fund. Këtë herë një reagim i ashpër vjen nga Korabi, i cili akuzon arbitrin Laver Alla për gjykim tendencioz.

Në ndeshjen mes Besës dhe Korabit, e përfunduar me rezultatin 2-1, arbitri i takimit i ka dhënë një penallti të diskutueshme ekipit vendas dhe dy kartona të kuq kundër ekipit të Korabit.

Vetë klubi ka reaguar nëpërmjet faqes zyrtare në “Facebook”, teksa është shprehur: “Ia dole Laver!”.

Pas kësaj humbje, ekipi i Korabit ka humbur mundësinë për të luftuar me skuadrat e grupit të parë, që do të luajnë në Kategorinë e Parë. /vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments