Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENuk kanë fund problemet për Milanin, kuqezinjtë humbasin futbollistin brazilian

Nuk kanë fund problemet për Milanin, kuqezinjtë humbasin futbollistin brazilian

Milani po kalon një situatë të vështirë në këtë sezon teksa kuqezinjtë edhe pse ia kanë dalë të marrin dy fitore nuk kanë bindur me lojë, duke humbur dy ndeshjet e tjera. Së fundmi, Milani u mposht në derbin e radhës nga Interi dhe morali i grupit të futbollistëve është i ulët.

Përgjegjësia tashmë do të jetë e trajnerit Xhampaolo, i cili duhet të kthejë besimin në skuadër duke filluar nga ndeshja e radhës ndaj Torinos. Megjithatë, një tjetër lajm negativ për teknikun e kuqezinjve është edhe dëmtimi i fantazistit, Paketa.

Braziliani, i cili u aktivizua gjatë pjesës së dytë me Interin, ka pasur shqetësime muskulore pas sfidës. Ditën e sotme, do të shihet më mirë gatishmëria e lojtarit për ndeshjen e mesjavës ndaj Torinos, edhe pse duket e vështirë dhe Paketa rrezikon edhe ndeshjen me Fiorentinën në fundjavë./vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments