Nehar Sadiki duket se është kthyer në prioritetin e Dinamos në këtë merkato.

25-vjeçari ka zhvilluar një sezon fantastik me Erzenin duke tërhequr kështu vëmendjen e të tjera skuadrave.

Qëndërmbrojtësi do të ishte një vlerë e shtuar për Dritan Mehmetin në sezonin e ri, pasi lojtari pas eksperiencës me shijakasit e ka njohur mjaft mirë kampionatin shqiptar.

Drejtuesit do të tentojnë transferimin e Sadikit, i cili për shkak të situatës asak të qetë te Erzeni mund të zgjedhë të kalojë në kryeqytet.