Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENuk kanë të sosur largimet nga Egnatia. Ikën edhe futbollisti i gjashtë

Nuk kanë të sosur largimet nga Egnatia. Ikën edhe futbollisti i gjashtë

Merkato te Egnatia, të paktën për momentin është përqëndruar te ajo në dalje. Pas largimit të dy sulmuesve Valpoort dhe Gadi, radhën e pati portieri Djuric, mesfushori Glejdi Ndraxhi, mbrojtësi Mario Teqja, e së fundmi është zyrtarizuar edhe lamtumira e radhës.

Fjala është për Arbër Çyrbjen i cili ishte afruar te rrogozhinasit në merkaton e verës nga klubi i Gjilanit. Por, me ndryshimin e trajnerit, duket se Çyrbja ka përfunduar jashtë planeve të Zekirija Ramadanit dhe ka mbyllur me konsensus marrëveshjen me rrogozhinasit teksa tashmë është i lirë për të kërkuar një tjetër eksperiencë.

Me kaq shume largime, sigurisht qe rrogozhinasit do te jene te detyruar te futen ne merkato per te plotesuar skuadren me lojtaret e duhur. Kuptohet qe tashme do te jete trajneri Ramadani i cili do te kerkoje futbollistet qe do t’i bejne pune.

Presidenti Demrozi ka treguar se di t’ua plotesoje deshirat trajnereve dhe me shume siguri, kete gje do te beje edhe tani sepse ai deshiron qe Egnatia te mos kthehet serish andej nga ka ardhur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments