Pas Robert Shestanit e Julian Hamatit, nje tjeter basketbollist ka braktisur Vllaznine dhe ka zgjedhur te vazhdoje karrieren e tij ne Kosove.
Kete here behet fjale per Daniel Lekndreaj qe ka zgjedhur te luaje per Prishtinen ne vazhdimin e ketij sezoni. Lajmi behet i ditur nga mediat kosovare te cilat i kane bere jehone perforcimit te kesaj skuadre me lojtarin e Vllaznise dhe te kombetares shqiptare.
23 vjeçari shkodrana ka qene se fundi pjese e kuqebluve ne ndeshjet eliminatore qe ata zhvilluan ne Portugali ku pati nje mesatare prej 8.8 pikesh per ndeshje, 5.0 te kercimeve dhe 2.8 te asisteve per ndeshje.
Vendimi i Lekndreajt per te lene Shkodres ashtu siç bene edhe Shestani e Hamati, ka ardhur ngaqe ne Shqiperi nuk dihet se kur do te filloje kampionati, per shkak te situates se krijuar nga covid-19.