Ardhja e Skender Geges ne krye te Kukesit duket se do te shkaktoje nje “termet” sa i takon largimit te disa lojtareve dhe afrimit te te tjereve.
Sot Kukësi nderkohe ka mbyllur bashkëpunimin me portierin Dashamir Xhika dhe mbrojtësin Kristi Marku. Gjithçka është zyrtarizuar nga klubi në rrjetet sociale, të cilët tregojnë se në përfundim të kontratës palët nuk kanë vazhduar bashkëpunimin.
“FK Kukësi njofton se mbrojtësi Kristi Marku dhe portieri Dashamir Xhika nuk janë më pjesë e skuadrës sonë. Dy futbollistëve u ka përfunduar kontrata dhe palët kanë vendosur të mos vazhdojnë bashkëpunimin.
Klubi falënderon Markun dhe Xhikën për kontributin e dhënë dhe ju uron suksese në karrierën e tyre”, shkruan Kukësi në rrjetin social Facebook.