Në një lidhje telefonike në Skype me emisionin ”Pressing” në ABC NEWS, ish trajneri i kombëtares Rudi Vata është pyetur për tema të ndryshme. Një nga ato ishte mos-ftesa për ndeshjen e 10 janarit në ”Air Albania”.

Vata shprehet: ” Nuk më ka krijuar shqetësim mosftesa për ndeshjen e 10 janarit. Më vjen keq që dikush ka menduar t’i bëj gjërat ashtu. Unë jetoj mirë me cdo vendim që merret. Unë në karrierën time kam fituar vetë, pa shoqëri. Ata cunat që janë thirrë, e dijnë se cfarë punë kam bërë unë me mbërritur aty.

Nuk jam ofenduar apsak. Njerzit nuk kanë kapacitet për të kuptuar aftësitë e mia profesionale. Dihet se kush janë qokaxhinjtë. Nuk kam marrë pjesë në nepotizma. Futbollistët shqiptar nuk janë në gjendje për të përballuar standartet europiane. Veten e kam rrit me sakrifica. Ai që ka bërë listën nuk ka kapacitet normale për ta bërë listën. Brezat e ri do ta pësojnë këtë”.

Ai shton: ”Në futboll shumë pak shokë ke shokë. Gjithkush ka egoizëm në futboll. Disa që janë thirr nuk kanë kapacitet të jenë afër meje. Ne e dijmë se kush ka qënë tradhtar. Unë kam qënë i pari në luftë. Me FSHF nuk kam asnjë problem. Me Dukën nuk pajtohem me idetë që ka. Nuk më pëlqen mënyra sesi punojnë.

Ka një pjesë që duan të punojnë, një pjesë jo. Këta njereëz nuk japin shembuj sepse nuk janë njerëz të sakrificave. Me këta njerëz nuk kam asgjë. Unë jam totalisht kundër atyrë që ata po I ofrojnë ktij vendi. Brezat po rriten me edukatën e mbrapshtë. Me të vërtetë një mekat. Ata aty kanë zaptuar vendin”./newsport/