Laçi do të presë Vllazninë për javën e nëntë të Kategorisë Superiore. Të shtunë në 13:45, trajneri i ri i kurbinasve, Shpëtim Duro do duhet të presë deri në çastet e fundit të prag-ndeshjes, për të vendosur formacionin.

Mbrojtësit e djathtë, Albion Marku dhe Dorian Kërçiku nuk janë në formë optimale dhe ende nuk eshte e qarte se si do te zgjidhet nga ana e stafit teknik.

Marku mungoi në ndeshjen e fundit me Teutën, ndërsa edhe Kërçiku la fushën pas shqetësimeve fizike.

Pritet që stafi mjekësor të japë “ok” për njërin nga lojtarët, me Duron që shqetësohet edhe nga golashënuesi Nwabueze.

Afro-amerikani është parë i fashuar në stërvitje, teksa nuk ka shqetësime serioze. Objektivi i Laçit sigurisht qe do te jete fitorja, por te njejten gje do te tentoje edhe Vllaznia.