Shumë jehonë i është dhënë gjatë ditës së sotme vendimit të ri të Ministrisë së Jashtme që tërhoqi mbrapsht pasaportat diplomatike të Kombëtares.

Ky ishte vendimi i Qeverisë për të vlerësuar kuqezinjtë që arritën në Europianin e Francës dhe ishin përfaqësuesit më të mirë për të ngritur imazhin e vendit tonë.

Ndërkohë Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, reagoi duke thënë se është bërë shumë zhurmë për asgjë pasi këtyre dokumentave u ka skaduar afati, por nuk ka asgjë më shumë se kaq.

Pas këtij reagimi, gazetari Bledian Koka i ka nxjerrë blof fjalët e Xhaçkës pasi shkruan se në pasaportën e Lenjanit thuhet saktësisht se afati skadon në 2026, por nxitimi i Qeverisë për të poshtëruar lojtarët nuk mund të priste kaq gjatë. /Sport Ekspres/