Pas dy humbjeve rradhazi me Egnatian dhe Kastriotin, tifozët shkodranë janë sot të revoltuar së tepërmi me gjendjen aktuale. Ata kërkojnë shkarkimin dhe largimin e trajnerit Mirel Josa e poashtu edhe të drejtuesve të klubit, me në krye presidentin Alban Xhaferi.

Ndoshta, për të bërë krahasimin mes Vllaznisë së lavdishme dhe ekipit aktual që nuk ka asnjë lidhje me të, “Shkodra Sport” ka zgjedhur të risjellë disa vargje të pavdekshme të Pashko Vasës, “O moj Shqipni, e mjera Shqipni!”, me tifozët kuqeblu që i kanë modifikuar dhe përshtatur pak vite më parë, kur Vllaznia ra nga Kategoria Superiore. /Maringlen ZHIVANI/

Pra, mallkue njaj bir Shkodrani

që k’të Vllazni të Perëndis

trashigim që na e la i pari

trashigim s’ja len ai fmis

edhe atij ju thaft po kama

që përbuz k’të Vllazni hyjnore

që me skuadër t’huj lun kur s’asht nevoja

e Vllaznin e len mas dore

Pra, Shkodran, ç’do krahu t’jeni

nga malcia e k’tu n’qytet

Vllaznin tuj kurr mos ta lini

mos ta lini sa t’keni jetë.