Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREObjektivat e Vllaznisë për sezonin e ri? Vendosen pas merkatos

Objektivat e Vllaznisë për sezonin e ri? Vendosen pas merkatos

Nëse në sezonin që sapo u mbyll Vllaznia ishte shumë pranë Kupave të Europës por edhe rënies nga Superliga, pyetja që shtrojnë të gjithë tifozët e kësaj skuadre është se çfarë objektivash do të ketë ajo për sezonin e ri dhe a do të qëndrojnë deri në fund “me zemër në dorë” për të rënë apo jo nga kategoria. Për momentin duket se askush nuk është në gjendje të kthejë përgjigje për këtë pyetje që tifozët bëjnë.

Pa u përcaktuar fondi që do të ketë në dispozicion klubi dhe pa u përcaktuar kontigjenti i lojtarëve, askush nuk mundet të flasë dot. Këtë gjë e ka pranuar edhe trajneri Armando Cungu që ka thënë: “Nëse më pyesni që tani për objektivat e Vllaznisë në sezonin e ri, nuk kam një përgjigje për t’u dhënë. Dua të shoh kontigjentin e lojtarëve që do të kem në dispozicion dhe më pas do të mund të flasë në lidhje me këtë temë. Unë kam kërkuar disa lojtarë me të cilët besoj se do të ndërtojmë një skuadër simpatike. Nëse ata vijnë, nuk është çudi që të bëjmë një sezon të mirë por nëse nuk vjen askush, a mund të më thoni se çfarë objektivash mund të shpallim. Madje po jua bëj të qartë se nëse deri në gusht nuk i shoh gjërat ashtu si duhet, nuk është çudi që edhe të largohem nga drejtimi i Vllaznisë”. Një deklaratë e tillë natyrisht që flet vetë. Për momentin, në kampin shkodran gjërat janë të paqarta. Kuptohet deri në momentin e analizës që do të zhvillohet ku drejtuesit më të lartë të klubit do të bëjnë të ditur edhe atë se çfarë kanë ndër mend të bëjnë me skuadrën, sa fonde do lëvrojnë për të dhe sa lojtarë do vijnë.

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments