Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREOferta nga Vllaznia dhe nga kampionati turk, Hakaj vendos përfundimisht…

Oferta nga Vllaznia dhe nga kampionati turk, Hakaj vendos përfundimisht…

Mbrojtësi Esin Hakaj largohet përfundimisht nga Partizani. Burime pranë lojtarit konfirmojnë për “Panorama Sport” se shkodrani e ka mbyllur me të kuqtë dhe nuk do të rinovojë, pasi kërkesa e tij nuk është plotësuar, që ishte pagë 6 mijë euro në muaj.

Hakaj ka dy oferta në tavolinë, nga Samsunspori në Turqi, ekip ku u transferua Çinari, si dhe nga ekipi i Vllaznisë, që tenton ta rikthejë 24-vjeçarin në vendlindje.

Mbetet për t’u parë se ku do të firmosë Esin Hakaj, por një gjë është e sigurt, aventura e tij e kuqe ka përfunduar.

Hakaj sezonin e shkuar luajti 35 ndeshje nga 36 në total, duke qenë titullar i padiskutueshëm në formacionin e Ilir Dajës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments