Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREOfertë e parezistueshme, vetëm 48 euro për të parë Vllazninë 'live' në...

Ofertë e parezistueshme, vetëm 48 euro për të parë Vllazninë ‘live’ në Bosnjë

Kur kane mbetur edhe dy jave nga ndeshja e pare e “Conference League” ne mes NK Shiroki Brijeg dhe Vllaznise, ne Shkoder po shtohet ankthi tek tifozet.

Lajmi se ne dispozicion te tyre do te jene 500 vende ne stadium per te pare ndeshjen, ka bere qe interesi i tyre te shtohet dhe jane te shumte ata qe duan te jene ne “Pecara stadium” me 8 korrik.

Duke shfrytezuar kete fakt, nje nga agjensite turistike qe operon ne qytetin e Shkoder, sot ka publikuar edhe oferten e saj per te gjithe ata qe duan ta shohin “live” kete ndeshje nga stadiumi.

Per vetem 48 euro, ata do te mund te udhetojne nga Shkodra drejt Brijegit, te kene te paguar autobuzin, bileten e stadiumit, hotelin bashke me mengjesin e se nesermes dhe po ashtu edhe kthimin ne Shkoder.

Duke shfrytezuar kete oferte, padyshim qe numri i tifozeve pritet te jete i madh dhe me shume te ngjare, numri prej 500 personash ne dispozicion te Vllaznise ne stadium, do te jete i plotesuar./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments