Ditën e sotme është bërë edhe faza e dytë e ankandit për shitjen e aksioneve të klubit të Vllaznisë. Bashkia ka pranuar ofertat dhe ka shikuar dokumentacionet e pretendentëve ndërsa ka njoftuar edhe se do t’i shqyrtojë ato.
Sakaq, Shkodra Sport, tregon se Bashkia Shkodër i ka dërguar email dy pretendentëve Almiro Gurakuqit dhe kompanisë Joni 5 Shpk se kanë mangësi në dokumetacion dhe se nuk kualifikohen për në raundin tjetër. Të dy këta pretendentë kanë mundësinë e ankimimit brenda shtatë ditëve.
Por, në këtë formë, duket se Alban Xhaferi është shumë pranë marrjes në zotërim të klubit Vllaznia ndërsa ka ofruar plot 650 milionë lekë.
Kështu, Xhaferi mund të vazhdojë projektin e tij me kuqeblutë që ka nisur prej këtij sezoni në rolin e sponsorizuesit. /VipSport/