Pas konfirmimit të negociatës nga Roma, mediat italiane kanë zbuluar një prapaskenë të bisedimeve mes Xhejms Palotës dhe manjatit amerikan Den Fridkin.
“Mbreti” i makinave amerikane ka qenë në kryeqytetin italian gjatë ditëve të fundit me stafin e tij të përbërë prej disa personash dhe ka vizituar zyrat e klubit verdhekuq.
Ideja e tij është të nisë si ortak për të marrë më pas drejtimin. Palota (i cili ndërkohë dëshiron të mbajë mazhorancën) duket se do ta marrë në konsideratë ofertën e Fridkinit, i interesuar fillimisht të mbulojë një rritje kapitali prej 150 milionësh brenda 31 dhjetorit. Në mes qëndron edhe vlerësimi: Palota kërkon 800 milionë, Fridkin ofron 600.