Në verë, Flamurtari afroi disa lojtarë, mes tyre emra si: Tarik Çmajcanin, Burak Menga, Alvi Ahmetaj, Stiven Puci dhe Paulo Rikardo, por ata janë ende pezull.

Flamurtari e ka ende sistemin e bllokuar dhe për momentin nuk mund të bëëj dot asnjë federim, ndonëse në Vlorë janë optimistë.

Madje, te Flamurtari po përmenden edhe emra lojtarësh që kanë qenë edhe në Superiore pjesë e skuadrës kuqezi, si Olsi Gocaj dhe Kreshnik Nebihu. Të dy kanë eksperiencë, e sigurisht që për Kategorinë e Parë janë lojtarë të cilët bëjnë diferencën.

Ata kanë ikur nga Vlora me rroga të pamarra në sezonin e shkuar, ndërsa nuk është çudi që nëse hapet merkato, ata të jenë sërish pjesë e skuadrës kuqeiz edhe pse në Kategorinë e Parë./vipsport/