Ka shenuar golin e trete ne ndeshjen e sotme Bylis U21- Vllaznia U21 duke “vulosur” fitoren per ekipin e tij dhe per kete arsye, Olsi Mali ndjehet i lumtur.
Mesfushori 20 vjeçar konsiderohet nje lojtar me te dhena te mira dhe pas disa problemeve me demtimet qe prej sezonit te kaluar, tashme po kerkon te beje sa me mire me ekipin U21 te Vllaznise, me shpresen qe shume shpejt t’i bashkohet edhe ekipit te pare.
Mali ka dhene nje interviste per “Shkodra Sport” ku ka shprehur edhe emocionet qe ka perjetuar pas golit dhe fitores se sotme ndaj kampioneve ne fuqi te vendit per kete grupmoshe, Bylisit.
– Olsi, urime per golin e sotem…
Faleminderit!
– I lumtur qe goli juaj “vulosi” fitoren e Vllaznia U21?
Po, shume i lumtur pasi ishte nje ndeshje e veshtire dhe me ate gol qe shenova, i dhashe fitoren perfundimtare ekipit tone.
– Ju favorizoi dalja me karton te kuq e lojtarit te Bylisit?
Ne ishim te pergatitur per ta fituar kete ndeshje edhe ja arritem qellimit. Kartoni i kuq nuk eshte se ndikoi shume ne loje.
– Ishte e rendesishme kjo fitore per Vllaznia U21?
Po shume e rendesishme sepse mundem ekipin kampion ne fuqi te vendit dhe njekohesisht kjo fitore na mban perseri ne vend te pare ne renditje.
– Çfare ju tha trajneri pas ndeshjes se sotme?
Trajneri na pergezoi per ndeshjen qe zhvilluam dhe ishte shume i lumtur per fitoren.
– Vllaznia eshte ne vend te pare. Do jete kampione sivjet?
Synimi jone eshte normalisht qe te dalim kampion pasi kemi nje ekip shume te mire kete vit.
– Se fundi, çfare synimi keni per karrieren tuaj?
Synimi im eshte te bej mire me ekipin U21, por kuptohet synimi kryesor ehste per te arritur ekipin e pare./SHKODRA-SPORT.COM/