Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREOlsi Rama: Vandalizimi në stadiume është shtuar, i nevojshëm kthimi i policisë

Olsi Rama: Vandalizimi në stadiume është shtuar, i nevojshëm kthimi i policisë

Partizani e konsideron të nevojshëm rikthimin e uniformave blu në stadiume. Administratori Olsi Rama thekson se kompanitë private nuk ofrojnë siguri.“Ne jemi dakord që të rikthehet policia në stadiume. Vetë fakti që këtë sezon në Kategorinë Superiore aktet e dhunës dhe vandalizmit janë shfaqur më shumë se vitet e fundit, tregon se kompanitë e sigurimit nuk garantojnë dot mbarëvajtjen e ndeshjeve.

Infrastruktura e stadiumeve tona lë shumë për të dëshiruar në këtë drejtim dhe kjo e bën të pamundur që një stjuart i papajisur me mjete parandaluese të garantojë sigurinë.

Neni 51, paragrafi 1 i ‘Ligjit për Sportin’ Nr 79/2017 thotë shprehimisht: ‘Ruajtja e rendit dhe e sigurisë publike në mjediset sportive është detyrë institucionale e organeve të Policisë së Shtetit’.

Paragrafi 2 parashtron përgjegjësitë që kanë klubet organizatore, por nuk përjashton prezencën e policisë në mjediset sportive. Duke qenë se ligji nuk e përjashton mundësinë, por në fakt e detyron Policinë e Shtetit për ruajtjen e sigurisë publike në mjediset sportive, një kthim i forcave policore brenda stadiumeve është jo vetëm i pranueshëm, por dhe i nevojshëm”, deklaroi Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments