Partizani renditet në vendi ne tre-të në Kategorinë Superiore, teksa ka arritur të grumbullojë 12 pikë. Të kuqtë numërojnë dy barazime (Teuta,Tirana) dhe një humbje (Vllaznia) në tre ndeshjet e fundit. Drejtori i përgjithshëm i kryeqytetasve, Olsi Rama i cili zhvilloi një intervistë në Sport News në News 24, foli për shumë tema.
Çështja Çinari mbetet e rëndësishme, teksa jemi në pritje të vendimit nga CAS. Shpresohet në zhbllokimin e merkatos, çka do bënte që Partizani të mund të bënte afrime. Diçka u tha edhe për sezonin, teksa Rama shpalosi objektivat.
CAS- Që në momentin që situata filloi ët bëhej serioze, filluam angazhimet me firmat. Për ne prioritei ishte dhe mbetet pafajsia jonë dhe ndërshmëria jonë në transfertën e Çinarit. Arritëm t’i bindim dhe avokatët tanë.
Besoj shumë te shanset e Partizanit. Puna e bërë nga avokatët ishte e mirë. Për të treguar të vërtetën në raport mënyrën se si Partizani veproi. Ndjekëm më vëmendje Website e Alaves apo dhe te ekipeve tjera, por nuk kishte asgjë. Mendoj se gjykatësi i arbitrazhit arriti t’a kuptonte situatën.
U shpehën se ëshët çështje interesante. Thanë që përgjigja mund të vijë para vitit të ri.Vëmendja jonë është te parimi i pafajsisë. Ne kemi vepruar me ndershmeri. Unë citova jo prej tre vjetësh, por prej 10 vitesh nuk kemi snjë çështje të hapur në FSHF.
Ne kemi trajtuar të gjithë me respekt. Partizani përpiqet të jetë model, edhe te çështja Çinari është e njëjta gjë.Po bëjmë një punë të mirë. Ne flasim me trajnerin Daja përditë. Me marrjen e vendimit, do veprojmë.
Dënimi i Vllaznisë (Gjoba)- Nuk ka lidhje me deklaratën time. Edhe Vllaznia duhet të luajë me të njëjtat kushte. Kjo është keqardhje nga ime, sepse do doja të kishte tifozë në stadium. Duhet të përballemi me rivalitetin. Nuk kam të bëj fare. Ekipi që do shkojë të luajë në Shkodër, të ketë kushtet për situatën që po kalojmë. Kjo është e vetmja mënyrë që mos rrezikohet shëndeti.
Tifozët? Rikthimi I tifozëve? I rëndësishëm është shëndeti. Duke qënë se jemi në pikun e infektimeve, nuk mendoj se është momenti të rikthemi në stadium Situata ëeshët e tillë. Nuk e di se në cilin proces, tifozët nuk do bëjnë mënyrat e duhura. Shumë njerëz diskutojnë edhe jashtë. Nëse njerzve u mungon ndërgjejgja, atëherë kjo është arsyeja që ndohin. Dënim i Vllaznisë tregon që të vihen ët gjitha ekipet në kushte të barabarta.
I kthej mbrapsht kur më thonë që duan të vijnë në stadium.Sezoni deri tani ëshët shpresdhënës. Ktë bëjë me një disiplinëd he zbatinimin e disa rregullave. Kemi parë një Partizan që ka luajtur mirë dhe përtej prtishmërive tona.
Sezon pak anormal edhe për faktin e tifozëve apo pandemisë, por edhe për bojkotin. Lojatrët filluan stërvitjet pa mundur të masin veten. Ka patur luhatje. Vlerësoj faktin që kemi treguar që dijmë të luajmë.
Asnjë ndeshje nuk i ngjason tjetres. Gara është vetëm me veten tonë, jo me tjerët. Ne do përmirësohemi dita ditës. Nëse del një ekip më i mirë, i shtrengojmë dorën fituesve. Objektivi nuk varet nga Cas. Objektivi është ndeshja e rradhës.