Michael Ngoo do t’i mungojë Tiranës për të paktën dy muaj. Sulmuesi anglez u dëmtua në derbin kundër Partizanit.
Pas kontrolleve mjekësore u vu re që ishte e pamundur që operimi në menisk të shmangej dhe sot sulmuesi e ka bërë ndërhyrjen.
Ngoo në rrjetet sociale ka bërë me dije se gjithçka ka shkuar “OK” dhe tani pritet të nisë terapinë për rikuperimin dhe më pas të stërvitet.
Sulmuesi, autor i katër golave në 14 ndeshje të kampionatit, pritet të kthehet në muajin mars.
Për këtë arsye te Tirana ndërhynë në merkato dhe morën për sulmin Devid De Santana Silva. /oversport/