Ne kete moment nuk dua te flas llafolloxhina te kota por fjale “pa dorashka” qe kane te beje me fakte te pakontestueshme persa i perket ketij sezoni mbreselenes per Vllaznine.

Vllaznia eshte KAMPIONE edhe pse kupa e kampionit shkoi ne menyre te padrejte e qesharake ne Durres ku çeshtja e titullit kishte marre kohe me pare bekimin e armikut numer 1 te futbollit shkodran Armand Duka.

Vllaznia eshte KAMPIONE jo vetem morale por edhe nga ana e gares se forte sportive sepse eshte ekipi i vetem qe ka bere lojen me te mire dhe me rezultative nga gjithe ekipet e tjera. Vllaznia eshte KAMPIONE sepse solli nje futboll “kartoline” per kampionatin shqiptar. Sifoqofte, ju djema na keni bere krenar pergjate gjithe ketij sezoni.

Bravo ju qofte. Vllaznia ishte nje ekip qe ne mese 10 vite lundronte ne ujra te turbullta dhe kete vit luftoi deri ne sekonden e fundit per titullin kampion duke na zgjuar shpresen te gjitheve per rikthimin ne lavdi te ketij ekipi legjendar duke patur parasysh se ekipi me fillimin e ketij sezoni u ndertua nga zeroja. Ndryshim drastik ne klub!

Kjo e ka nje emer: Puna e forte dhe e ndershme. Personalisht do e konsideroja nje super sezon edhe pse kupen e kampionatit mund ta benim te tonin por “padrejtesirat” e “poshtersirat” ndikojne ne fund ne garen e drejte. Sa jam i trishtuar qe Teuta e morri si e morri kete kampionat po aq jam i trishtuar qe Vllaznia e humbi vete kete mundesi kurorezimi sezonal.

Fatale! Te jemi realist dhe te flasim drejte, Vllaznia qe ne momentin qe u shpall kampione dimri pati çdo gje ne doren e vet pasi zhvilloi nje pjese te pare te kampionatit ne menyre te shkelqyer ku kryesonte gati gati me piket maksimale. Per mendimin tim, nese ekipi do kishte te njejtat rezultate siç i pati ne dy fazat e para do ishte shpallur kampione matematikisht 3-4 jave para mbylljes se kampionatit siç ka bere ekipi i Skenderbeut ne vitet e fundit dhe fitimi i kampionatit nuk do vendosej ne ndeshjen e fundit.

Per kete jam i sigurt e mendimin tim nuk e ndryshoj. Ma merr mendja se shume njerez, miq, koleg te sportit dhe shume tifoze te Vllaznise jane te merzitur ne kete moment, por gjithsesi dje pas ndeshjes ne rruget e Shkodres ishte nje feste e vertete per me teper per t’i inkurajuar te gjithe pjesetaret e ekipit dhe per ti treguar hapur atyre se kjo Vllazni e ky klub me tradite NUK ESHTE VETEM dhe perkundrazi gezon perkrahje e mbeshtetje te jashtezakonshme. Gjithsesi pertej gjithçkaje, perpara eshte ndeshja finale e kupes se Shqiperise te henen ndaj Skenderbeut.

Djemte kuqeblu duhet te kene te vetmin objektiv fitimin e ketij trofeu qe ti bejne nje mbyllje sezonit ne menyren me te mire te mundshme. Kam besim se sezoni tjeter futbollistik do flasi e tera per Vllaznine me ndihmen e Zotit edhe pse ka armiq rreth vetes.

Paresore eshte ndertimi i nje ekipi solid e kompkat ne çdo drejtim sepse rezultatet do vijne vete siç erdhen kete sezon.
Rrofte Vllaznia, rrofte populli i Shkodres!