Opinion ng Namik MEHMETI
Kur Vllaznia fillonte kampionatet kombetare me nje start premtues duke krysuar dhe duke mundur Tiranen (ish 17 Nentorin), Dinamon e Partizanin, ishim te bindur se rruga drejt suksesit ishte jo me nje enderr apo deshire e futbollisteve e sportdasheseve, por nje realitet.
Dhe u mbajt mend per ate kohe kur Vllaznia nen bresherite e automotikut te imituar nga tifozi Ali Bajri, nen ushtimin e trombetes se Dulles dhe duartrokitjeve te sportdasheeve, shenoi emrin ne listen e kampioneve plot 9 here.
Dhe mos ka ardhur dita qe kjo Vllazni, nen drejtimin e nje kroato-gjermani Brdariç, nje drejtori teknik po ballkanas dhe ne mbeshtetjen financiare te nje sponsori me tradita qytetare si z.Xhaferi, te hyje ne histori. Jo per faktin se ka mundur dy ish-kampione ne keto dy vitet e fundit, Partizanin 1-0 dhe Tiranen 3-2, por edhe per faktin se nga java e pare e kampionatit, Vlaznia po blindon vendin e pare.
Po njeh fitore jo vetem ne “Loro Boriçi” por edhe ne fushat kundershtare si ne rastin e fundit me Kastriotin, po gjen rrugen e rrjetes jo vetem me Dungen, por edhe me Imerin, Imamin etj, e sot me Dilaverin, nje nuhates intiligjent I portes se kundershtarit.
Dhe çfare mungon ne kete pretendim e kryesim te Vllaznise? Mungon lojtari I 12-te, pra sportdashesit qe nuk jane fizikisht prezent ne shkallet e stadiumit “Loro Boriçi”, por jane me zemer e shpirt ne ambientet jashte stadiumit, ne shoqerine e tyre ne bar-kafe, ne vatrat familjare, e nuk do te vonojne te valvisin flamujt e fitoreve edhe ne rruget e qyetit.
Tashme Vllaznia eshte kryefjala e diskutimeve ne studiot televizive ne Shkoder e Tirane, edhe ne studiot e rretheve te tjera, edhe ne vleresimet e opinionisteve jo vetem atyre shkodrane si Hafizi, Vata, Jera etj, por edhe nen vezhgimin e vleresimin e gazetareve sportiv te njohur si F.Meneri, M.Dalipi, B.Tufa etj, ndonese akoma nuk eshte shprehur dhe degjuar zeri I gazetarit shkodran Besnik Dizdari qe I ka nxjerre fundin historise se Vllaznise me sukseset e deshtimet e saj.
Tashme per cilindo opinionist e gazetar Vllaznia ka brum e fizionomi per t’u quajtur pretendente dhe po sjell risi ne nje kampionat qe eshte vene gjithnje ne diskutim per menyren e organizimit, me 10 skuadra apo per nivelin e tij. E pra kur ka heshtur Vllaznia duke u rikthye edhe ne kategorine e pare, edhe kampionati kombetar e ka ndie mungesen e saj.
Por ne kete kampionat qe kane shfaqur pretendime per ta fituar, si Kukesi, Teuta, Partizani Tirana, atehere nuk mjafton me mundur vetem Tiranen e Partizanin, por edhe skuadrat e tjera se nje orgonizim I tille me 10 ekipe done nje vkersim te barabarte per te gjithe kundershtaret.
Rruga eshte hapur, i eshte hjedhur dora e pare dhe nuk mund ti shmangesh kur Vllaznia ka ne dispozicion nje grup futbollistesh te pregaditur dhe te orkestuar me mjeshtri nga trajneri Brdariç e te mbeshtetur nga bizesmeni Xhaferi.
Firenze 13.12.2020















