Nga Andi GJURGJEJ
Tashme ketij sezoni dramatik te kampionatit shqiptar te futbollit po i vjen orari perfundimtar.
E quaj sezon dramatik per vete faktin se dy ekipet Teuta dhe Vllaznia kryesojne me pike te barabarta (63 pike) dhe ne kete moment kampionatin e fiton ai ekip qe ka golavarazhin me te mire. Eshte diçka qe nuk ka ndodhur per vite me rradhe qe kampionia ne fund te sezonit te vendoset nga llogaria e golavarazhit.
E merkurja eshte dita ku Vllaznia luan ndeshjen finale te sezonit ndaj Laçit dhe ne Shkoder jane gati per ta shnderruar ne nje dite festive.
Ne kendveshtrimin tim parashikoj nje futboll ultra ofensiv. Vllaznia duhet te tentoje gjithçka per gjithçka. Kjo eshte nje faze e kampionatit ku Vllaznise i duhet te shenoje gola per te bere te vetin titullin kampion (natyrisht duke patur njerin sy dhe tek sfida ne Durres).
Ne ndeshjen ndaj Partizanit pashe qe ekipi ishte strukturuar me nje formacion per te zhvilluar nje loje te bazuar ne qendren e mesit te fushes dhe pa shume forca ne vijen e ofensives. Do isha i mendimit qe ndaj Laçit Brdariç ti jape perparesi totale fazes ofensive pra sulmit e te lere pas formimin e nje loje standarte.
Ne 3 ndeshjet e fundit trajneri kroato gjerman ka aktivizuar Avdijajn te vetem ne maje te sulmit dhe deri tani ka bere mjaft mire por kjo eshte e pamjaftueshme per sulmin e Vllaznise. Albioni eshte i forte fizikisht, dylufton mire per topin e pare dhe ne luften ne ajer por nuk ka potence ne goditjen e topit ne porten kundershtare dhe per pasoje vija e ofensives eshte e brishte ne finalizimin e aksioneve.
Ai e do nje mbeshtetes perkrah. Ndoshta me boshnjakun Dilaver do kishte bere dyshen perfekte ne sulm qe goli te mos mungoje me rastet qe do mund te krijohen. Laçi nuk do vije ne Shkoder per te hapur porten ndaj Vllaznia duhet t’i shenoje vete golat.