U thye, pra u thye tersi! U gjet çelesi se si Vllaznia arriti te mposhte Erzenin e Shijakut ne “Loro Boriçi”. Ka patur shume hamendje, akuza dhe nje zhgenjim jo pa vend, ndaj Vllaznise, futbollisteve, trajnerit Josa, kur dy ekipe qe nuk e linin te çonte krye, per te pretenduar per titullin kampion apo nje vend per te siguruar Europen, Erzeni e Egnatia.

Ata i benin mur jo vetem ne shtëpitë e tyre, por guxonin edhe ne “Loro Boriçi”, aty ku edhe Partizani e Tirana ktheheshin me humbje.

U kalue ne mitizim te dueleve Vllaznia-Erzeni e Vllaznia- Egnatia, pra tersi qe kishte kapluar keto duele, kishte sosur durimin e vete skuadres me ne krye Josen, te sportdashesve dhe pse jo edhe te presidentit te Vllaznise Xhaferi.

Ne prag te ketij takimi pra Vllaznia-Erzeni une pata shkruar me doza humori se nese përsëri Vllaznia nuk gjen fitoren, ne takimin e radhes me Egnatian te prezantohej Vllaznia me ekipin kampion te femrave se ndoshta do te thyhej miti kapriçioz qe kishte tronditur atmosferen shkodrane.

Por nuk do te hidhnin hamendësimet deri ketu për te bere humor pasi presidenti Xhaferi pas gjashte humbjeve, e sidomos asaj me Laçin, do te realizonte nje operacion që nuk ishte perfolur deri ne natën e 3 prillit kur lajmi se Vllaznia do te ulte ne pankine emrin e nje trajneri nga jashte Shqiperie, maqedonasin Goce Sedloski.

Pa hezituar e pa lene te trashet konopi, ky operacion i z.Xhaferi sigurisht i miremenduar, nuk do ta linte Vllaznine ne dore te fatit jo se nuk i besonte trajnerit te sapoeemruar Milotit e drejtorit teknik Sinani, por guxoi të investonte mbi parashikimet financiare te sezonit futbollistik 2022-’23.

Dhe per kete kurajo ai duhet përgëzuar dhe mbeshtetur nga i gjithë ekipi dhe sportdashesit. Fitorja 3-1 ndaj Erzenit nuk ra nga qielli as nuk e solli trajneri Sedloski, por ishte besimi qe i kishte dhënë z. Xhaferi ekipit e stafit teknik se duhej vazhduar lufta per te realizuar objektivat e ketij sezoni futbolistik.

Nuk kishte ku te shkonte me tej etja per fitore e ekipit shkodran, loja e nje niveli te kenaqeshem e me tre gola te kalibruar. Dhe na ne fund u thye dhe tersi. Dhe kush ishte ne kete mes?

Largimi i trajnerit Mirel Josa siç duket ka sjellë një atmosferë tjetër ne ekip apo kështu ndodh gjithnje kur nderrohen trajneret. Ai qe vjen, vjen me fitore. Kete teoreme e mbeshtet dhe trajneri Stavri Nica i sapoemeruar tek Laçi, qe mundi Teuten ne Durres 2-1. Keshtu ka ndodhur edhe me riemerimin e trajnerit Edi Martini qe e nisi me fitore.

Keshtu ka ndodhur me dhjetra raste ne ekipe me emër ne Europe kur jane nderruar trajneret. Po vetëm thyerja e tersit nuk mjafton me nje ndeshje. Duhet vazhdimesi ne fitore. Dhe kete do ta dëshmojnë ndeshjet e rradhes e sidomos, ato me Egnatien per Kupen e Shqiperise e kampionatin kombëtar. Urime dhe te tjera fitore Vllaznise e stafit teknik me ne krye trajnerin Goce Sedloski.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE 09.04.2023