Nuk kisha pa ngahera një gol spektakolar ,si ai i Aralices.
Gol alla Benzema ,që nga kërcimi elegant , goditja me kokë po aq e përkryer ,duke e lënë kundërshtarin që e mbulonte ,posht kerthizes së tij, dhe sado që portieri Hoxha bëri të pamundurën, topi pushoi në rrjetë duke e shkundur atë nga pikat e shiut të vazhdueshëm.
E krahasoj me një gol alla Benzema, ku mbrojtësit kundërshtar në të tilla spektakle i kacaviren në trup ,si në rastin e ndaj Aralices.
Nuk u pa asnjë shtyrje nga Aralica, asnjë bryl, por vetem nje ngjeshje prej zvarraniku i Belices ndaj Aralices.
E anuloi ate gol gjyqtari Olsi Ferataj, duke i mohuar Vllaznise nje fitore te merituar, e anuloi ate gol edhe pse pa shkuar tek VAR ishte i bindur se kishte sinjalizuar me ndërgjegje per te rifilluar lojen nga qendra.
Nje terheqje prej frikacaku , qe i trembet golit ne kohen shtesë, duke gjetur rrugën sipas tij me te lehte per ti lënë fjalen ndeshjes se kthimit ,por nuk ka menduar se duke anulluar nje gol te tille ,po’ te ishte diku ne kampionatet kontinentit europian ,do penalizohej si profesionist.
Dikush edhe me mund te kundërshtoje ne keto vlersime negative ,pasi deri tek goli per gjyqtarin kishte shkuar mire ,por edhe nje fraksion minute , mund te shumzoj me zero ate qe ke treguar ne 90′.
Tranieri Plori e futbollistet e Vllaznise deri tek ndeshja e revanshit ne Loro Borici nuk duhet te demoralizohen pasi Partizanin e kane patur gjithenje nen hyqem.
OPNION nga NAMIK MEHMETI
FIRENZE 31.03.2022