Monday, February 16, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREOpinion nga Qamil Gjyrezi/ Fitorja e Vllaznisë me Elbasanin duhet të kthehet...

Opinion nga Qamil Gjyrezi/ Fitorja e Vllaznisë me Elbasanin duhet të kthehet në besim të disiplinuar, fiton Vllaznia jo individi!

Festimet e 107 vjetorit të K.F.Vllaznia me një koktei dhe takim shumë miqësor brezash në vite, futbollistë që kanë luajtur me ekipin e Vllaznisë u shoqërua me një fitore shumë të rëndësishme për Vllazninë, për të ardhmen e Superligës së futbollit. Kjo fitore në një moment përkujtimi historik, duhet të kthehet në besim të disiplinuar për futbollistët e Vllaznisë. Kjo frymë disipline u dallua qartë edhe në komentet e trajnerit Martini, që deklaroi se sot ditën e hënë me datë 16 Shkurt, ekipi do të ketë stërvitjen e radhës, për ndeshjen me Bylis në transfertë.

Besimi i disiplinuar është praktika e ndërtimit të besueshmërisë, kredibilitetit dhe vetëbesimit përmes veprimeve të qëndrueshme dhe të qëllimshme dhe respektimit të vlerave dhe sjelljeve thelbësore. Ai shërben si urë lidhëse midis qëllimit dhe veprimit, duke nxitur suksesin afatgjatë si në marrëdhëniet sportive ashtu edhe në zhvillimin personal e kolektiv sportiv.

Këtë të dielë Vllaznia mposhti 2-1 AF Elbasanin në ‘Loro Boriçi’, në sfidën e fundit të raundit të 24-t në Superligën e futbollit. Bekim Balaj kaloi në epërsi shkodranët, ndërsa Boye barazoi përkohësisht në pjesën e dytë. Në shtesën e shtatë të ndedhjes, Kevin Dodaj shënoi golin që i dha tri pikë Vllaznisë dhe që e mban sërish në krye të renditjes me 48 pikë, gjashtë më shumë se AF Elbasani i vendit të tretë.

Fitorja ndaj Elbasanit nuk është vetëm tre pikë.

Fitorja ndaj Elbasanit, nuk është vetëm tre pikë, por një sfidë reale psikologjike e fizike në një garë reale për titull kampion. Vllaznia e filloi shumë mirë ndeshjen me Elbasanin, pavarësisht kushteve atmosferike, shiut të dendur. Trajneri Martini në fillim të ndeshjes e lexoi shumë mirë Elbasanin që u kurorzua me golin e Bekim Balaj. Në pjesën e dytë Vllaznia lëshoi fushë, hapsira që u konkretizua me golin e barazimit nga Elbasani të Boye. Mbas barazimit Vllaznia u organizua më mirë dhe organizoi disa sulme, por goli i fitores edhe vetëm në fund të ndeshjes nga Kevin Dodaj, që u vlerësua si lojtari i ndeshjes.

Fitorja ndaj Elbasanit nuk është vetëm tre pikë, por është një ngjarje psikologjike për Vllazninë. Ajo krijon një klimë besimi kolektiv, forcon identitetin e skuadrës dhe rikthen ndjesinë e destinacionit: “jemi në garë reale për titull”. Nga pikëpamja psikologjike, tani rreziku më i madh nuk është kundërshtari, por euforia. Skuadra duhet të ruajë ekuilibrin mes vetëbesimit dhe përulësisë. Dje golin e fitores e realizoi Dodaj, që po rritet nga ndeshja në ndeshje, por fitorja duhet të interpretohet si rezultat i lojës të gjithë ekipit dhe i fitoreve të mëparshme të Vllaznisë.


Çfarë duhet të bëjë Vllania, deri të shtunën me Bylis?


-Rikthim në fokus individual – çdo lojtar të punojë me objektiva të qarta personale (rol, disiplinë taktike, kontroll emocional).
-Menaxhim i presionit – stafi duhet të ulë retorikën e titullit dhe të theksojë ndeshjen e radhës si “finalja e radhës”.
-Unitet emocional – ruajtja e harmonisë në grup; fitoret shpesh krijojnë protagonizma të tepërt.
-Vizualizim pozitiv – përgatitje mendore për situata të vështira (gol i pësuar, presion arbitral, stadium i ngarkuar).

Çfarë duhet të bëjë Vllaznia, në vijim për të dalë kampion?

-Të ndërtojnë mentalitet fituesi të qëndrueshëm, jo entuziazëm të përkohshëm.
-Të kultivojnë një kulturë përgjegjësie kolektive: “Fiton Vllaznia, jo individi”.
-Të ruajnë stabilitet emocional në momentet kritike të kampionatit. Nëse skuadra arrin ta kthejë këtë fitore në besim të disiplinuar, jo vetëm në ‘gëzim spontan’, atëherë psikologjikisht është gati për titull. Ky është momenti kur kampionati fitohet më shumë në ‘mendje sesa në këmbë’ ose me të dyja bashkë.


Momenti në futboll kur një kampionat fitohet më shumë “në mendje sesa në këmbë” i referohet rasteve të një qëndrueshmërie të lartë mendore, ku besimi, qëndrueshmëria dhe avantazhi psikologjik kapërcejnë disavantazhin fizik ose rrethanat e vështira. Këto momente përcaktohen nga një bindje e palëkundur për të fituar, shpesh në sekondat e fundit të një ndeshjeje, si në rastin e fitores me Elbasanin ose sezonit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments