Nga Ridvan TULA*

Futbolli si lloj specifik i sportit asht një veprimtari lëvizore fizike që nepërmjet konkurencës siguron argëtim dhe zhvillim.

E parë në këndvështrimin shkencor, suksesi i çdo skuadre konkurruese është në një farë forme i kushtëzuar edhe nga niveli i konkurrentëve të tjerë apo e thënë thjeshtë nga skuadrat pjesmarrëse në të njejtin aktivitet.

Pra strategjia e çdo ekipi ndryshon në varësi të plotë me zhvillimet brenda llojit konkurues.
Ajo çfarë na intereson ma shumë Ne asht Vllaznia në luftën për të arritë objektivin që ka
Një vend në zonën e Europës.

Edhe ma i padituni mund ta konsiderojnë si mundësi të artë arritjen e këtij objektivi nepërmjet triumfit në kupë por a duhet t’i besojmë një 90+ minutëshi që nuk dihet kurrë se ku mund të na çojnë?!

E si gjithmonë, jo si “fallxhorë” por si profesionistë fillojnë llogaritjet. Zoti qeshet me Ne e Na prapë llogarisim. Ehhhh…

Duke parë që skuadra e Skenderbeut në ndeshjet e fundit ka ngjallë shpresat për një qëndrim të mundshëm në Ligën Superiore natyrshëm që në ndeshjet e ardhëshme do të jetë tejet e angazhuar me të gjitha forcat për ta arritë këtë objektiv.

Kjo do t’na ballafaqojë me një skuadër që vjen me të njëjtin konsum të energjive sa Na por në rast arritjeje të objektivit të qëndrimit në Ligën Superiore do të jetë shumë herë ma e rrezikshme dhe e frikshme në ballafaqimin tonë në këtë 90+ minutësh të finales së madhe.

Ajo çfarë kërkohet nga Vllaznia del thjeshtë dhe natyrshëm. Unë personalisht me përgjegjësinë ma të madhe qytetare e profesionale i baj thirrje Vllaznisë së Shkodrës teme që:

– Përqendrojuni tek çdo ndeshje e rradhës dhe në çdo moment të saj me përgjegjësi e maturi profesionale e me synimin e vetëm ‘fitimin e çdo ndeshje’.

– Hiqni dorë nga “FB” se ju siguroj që nuk jeni aq bindsa e aq tërheqës sa kujtoni se jeni.

– Konsultojuni me dr.Zyhdi Çoben dhe zbatoni me përpikmëri orientimet e tij në raport me ngarkesat sportive në vazhdim. Unë e di me saktësinë ma të madhe se çfarë tash po ju kërkon në lidhje me ngarkesat fizike në vazhdim ashtu siç di me saktësinë ma të madhe që ju tash do ju duket e çuditshme aja çfarë tash po ju sugjeron Dr. Zydija por bane pa hezitim.

– Sot ma shumë se kurrë keni nevojë për bashkëpunim me specialistat e mirëfilltë e jo për fodulleqe që mos dhashtë Zoti me i pagu keq nesër Ju edhe Ne që ju duam me gjithë shpirt.

Uroj që ta kuptoni randsinë dhe përgjegjsinë historike që keni në kto ditë në vazhdim. Ju uroj suksese për hatrin tuaj dhe të gjithë atyre që në vend të zemrës kanë Vllazni.
*Trajner futbolli