Përballja e sotme e Vllaznisë me Skenderbeun në finalen e Kupës uroj që të jetë ‘qershia mbi tortë’. E thene në formën ma të sinqertë. Une personalisht e vlerësoj kete Vllazni si nje Vllazni magjike, si vetë futbolli, si vetë Shkodra dhe shkodranët.
Jo për t’i ngritë moralin futbollistëve dhe stafit por asht ma shumë se e vërtetë. Kushdo mund të pyesin pamvarsisht ngjyrave të cilave i përket:
– Pse Vllazni e magjishme?!
Qoftë si qytetar e qoftë si profesionist kesaj pyetje mund t’i jap përgjigje edhe përpara Zotit me argumenta dhe i bindun plotesisht.
Flasim pa fund për magjinë e kesaj loje, lojës ma popullore në planetin tokë. Flasim e flasim e shumekush përdor fjalën magji edhe pse shumekush nuk e kupton plotesisht se çfarë e bën kete lojë të magjishme.
Futbollin nuk e bën të magjishëm 90+ minutëshi i ndeshjes por mënyra se si Ai pushton mendjet njerëzore, aftësia me të cilen Ai depërton tek njrëzit, shpejtësia me të cilen Ai komunikon me njerëzit, thjeshtësia me të cilen Ai bahet pjesë e çdo momenti në jetën e gjithsecilit dhe ma e randesishmja eshte kohëzgjatja e diskutimeve në të cilën përfshihemi me gjithe shpirt e dyanësisht sepse në lojë janë ekipi i zemërs dhe konkurruesit e tij.
Ky sezon futbollistik edhe pse i papërfunduar, besoj se për Vllazninë ishte magjik për vetë faktet që përmenda ma sipër si dhe shumë pikepyetje që ndoshta nuk do të kenë kurre përgjigjen e saktë dhe uroj që të menaxhohen me sukses dhe pa probleme nga bashkebiseduesit, që fatkeqsisht në disa raste shkaktojnë edhe ftohje apo humbje të shoqnisë apo miqsisë disa vjeçare të disa dykambshave.
E thanë ma shkurt kjo varet nga cila anë e sheh, e sheh 6 apo e sheh 9 dhe gjithkush ka të drejtë të besojë atë çfarë shef vetë.
Pra presim vetëm nje ndeshje për t’u luajtur dhe pse jo, presim edhe disa vite ndoshta diskutime pa fund, ku po t’i shtojmë dikutimet e para fillimit të sezonit, ku dikush mendon se e dikush mendon ndryshe, e kuptojmë se sa i gjatë bahet ky sezon.
Kjo pra ishte Vllaznia e magjishme, Vllaznia që nuk duhet të harrojë kurrsesi që sot ka nje përballje ma shume se të rendesishme, përballjen e ndryshimit të nje historie të turpshme për rreth dy dekadave me rrallë, në një histori të lavdishme.
Kjo Vllazni asht Vllaznia që mund të na ktheje tek historia sot sepse sinqerisht që u lodhme duke pa të njejtin film, filmin me titull:
– Na ishte një herë një Vllazni.
Uroj me gjithe shpirt që të mbeshtetun te forca e grupit, forcë kja që artistikisht mund të quhet edhe
forca e suksesit, të vazhdojmë të shkruajmë historinë e ndryshimit apo të kthimit në identitet që historikisht dhe pamvarsisht Yjeve apo Herojve të së shkuarës, në ADN-në e saj asht udhëheqë traditionalist dhe ka triumfuar nga loja me pasime, loja si skuadër pra forca e Grupit që ishte, asht dhe shpresoj që të mbetet çilsi i suksesit të Vllaznisë, kryefjalës së çdo Shkodrani.
Forca Vllaznia krenaria e jonë.