Opinion nga Andi GJURGJEJ

Janari ka hyre, merkato ka fillu. Sot jemi me date 4 dhe Vllaznia akoma nuk po duket askund. Shume emra te propozuar, mbase edhe te rreme por deri tani asgje konkrete.

Ne kete muaj eshte veshtire te gjesh lojtare qe i bejne pune çdo ekipi, pasi asnje klub nuk i leshon ato lojtare qe e bejne punen si duhet. Per te afruar lojtare te Vllaznia eshte hedh si ide formula e huazimit te disa lojtareve.

Per mendimin tim kjo eshte zgjidhje qe te ndihmon per nje periudhe 4-5 mujore dhe pastaj te le ne balte kur mbaron sezoni. Kjo nuk eshte nje zgjidhje efikase, por ndoshta eshte zgjidhje siç i thojme ne shkodranet “mbas hallit” per te gjetur lojtaret e duhur.

Ndoshta Djarmati si drejtor sportiv po ben maksimumin me mundesite qe jane per te gjetur lojtare qe i bejne pune ekipit, por duket e veshtire pasi edhe vet u shpreh para mediave se Vllaznia nuk mund te paguaje shifra kolosale.

Ç’eshte e verteta, ne vere kemi patur mundesine te benim super blerje dhe me peshe me lojtare qe deri ne ate kohe kane qene lojtare te lire dhe pa kontrate si Lilajn e Micin qe shkuan ne ligen e Kosoves, si Bregun dhe Dajen qe kaluan ne Durres, si Rrocen qe kaloi ne Turqi e disa te tjere.

Pra mundesite reale i kemi patur, por ndoshta nuk kane qene kushtet e duhura financiare ne ate periudhe. Deri tani vetem Fangaj mund te cilesohet si blerje e rendesishme e Vllaznise ne hyrje-daljet e janarit edhe pse tifozet kane pritshmeri te medhaja per kete ekip dhe veçanterisht per merkaton e saj.

Por duhet te bejne paksa durim, sepse mendoj se drejtuesit e klubit me ne krye treshen Xhaferi-Djarmati-Berdariç po punojne fort dhe pa zë ne kete drejtim. Kam bindjen e plote se po behet me e mira. Te shohim ne vazhdimesi çfare te rejash do kemi…