Nga Mark RUPA
Noti për shumëkënd në Shkodër është stil jete, është punë dhe pjesë e një angazhimi pothuajse të përditshëm, është pasion por është dhe sport.
E lashë sportin për në fund sepse për shumë vite sportistet e shumtë, ish rekordmenet dhe kampionet e vllaznise, në mungesë totale të infrastruktures sportive notonin vetem me zemër.
Sot falë një kompleksi me pishina rekreative (investimi privat) dhe angazhimit admirues të prof. Kole Shiroka kjo disipline po i rikthen Vllaznise medaljet e harruara në ketë sport. Në video paraqitet një seance e shkurter nga stërvitja e ekipit të Vllaznise.
Gjithsesi përsëri vazhdon të mungojë në Shkodër një pishinë e mirëfilltë sportive. E ka Durrsi, e ka dhe Tirana.
Pishinat kudo në botë përveçse qëndra sportive kthehen dhe në qendra komunitare ku jepet mundësia që njerëzit e të gjitha moshave të bëjnë jetë më aktive, më të shëndetshme, më të lumtur.
Për Shkodrën e rrethueme me ujëra pishinat kanë një rëndësi të veçantë pasi qindra e mijëra fëmijë të këtij qyteti mund të mësojnë në mënyrë profesionale një aftësi që një ditë mund të shpëtojë jetën e tyre – ose të dikujt tjetër.
Ndoshta thirrja e parë shkon për Prefekten e Shkodrës Zj. Majlinda Angoni dhe Kryetarin e Bashkise Z. Bardh Spahia ! Jam i sigurtë që një angazhim i koordinuar e mundëson shumë shpejt një ënderr të tillë për Shkodrën.
Uroj qe një pishinë e mbyllur olimpike ti vijë brenda dy viteve qytetarve shkodranë dhe sportit të notit në Shkodër!