Në një maratonë prej 36 ndeshjesh, është shumë e vështirë që një skuadër të mos ketë asnjë moment negativ dhe gjithçka të nisë e të përfundojë si një përallë, por në realitet një edicion i gjatë bart me vete entuziazmin dhe zhgënjimin. Vllaznia është përfshirë nga një mini-krizë, në 5 ndeshjet e fundit vetëm 1 fitore me Apoloninë dhe 3 barazime e 1 humbje.

Kundër Skënderbeut, skuadër së cilës kuqeblutë i patën shënuar 5 gola në fazën e dytë, nuk funksionoi mekanizmi i ndërtuar nga Brdaric. Për momentin vetëm kaq mund të bëjmë tha trajner gjerman pas ndeshjes.

Mungesat kanë ndikuar dukshëm, sepse grup i lojtarëve nuk ka qënë i pasur me alternativa, dhe mos prania e Imamit, Markut, por edhe Adilit e Krymit më herët, kanë bërë që mënyra e lojës të mos ishte ajo e 15 ndeshjeve të para të kampionatit.

Është një moment ku edhe finalzimi i rasteve nuk ka qënë aq efikas sa në të shkuarën. Hoxhaj u bë disa ndeshje që nuk po e gjen rrjetën, akoma më tepër ka Dilaver, teksa edhe aktiziimi në formacion i Avdijajt nuk solli ndonjë ndryshim për mirë.3 ndeshjet e ardhshme do të vendosin shunmë në lidhje me ambicien e kuqebluve për t’u rikthyer tek titulli kampion.

Vllaznia vijon të kryesojë Kategorinë Superiore me 4 pikë më shumë se Partizani, dhe nëse del me buzëqeshje nga ndeshjet kundër Tiranës, Teutës e Kukësit, atëherë ambicie mund të ushqehej nga optimizmi, por nëse ndodhe kudnërta atëherë, pikëpyetjet e mëdha do ta pushtonin ekipin e Thomas Brdaric./supersport/