Nga Andi GJURGJEJ
E premtja po afron. Kjo dite do hape siparin e javes se 13-te te Superliges me nje perballje tejet interesante, Vllaznia – Teuta.
“Loro Boriçi” do ndeze projektoret e tij ne mbremjen e 8 janarit per te pritur duelin me interesant te kesaj jave. Ne fushe zbrezin dy ekipet qe bashke po rivalizojne per vendin e pare ne kampionat.
Vllaznia vjen pas barazimit ne klasike me Tiranen ndersa Teuta pas fitores me Kukesin.Do jete dhe nje perballje interesante mes dy trajnereve Brdariç-Martini. Te dy strateget do kerkojne te marrin me te miren nga lojtaret e tyre.
Personalisht e pres me padurim kete ndeshje. Nuk mund te them asgje se kush e fiton ate. Deshiren e madhe e kam te fitoje Vllaznia por per mendimin tim, une nuk shoh favorit asnje ekip. Vllaznia dhe Teuta i kane shanset e barabarta 50 e 50.
Nese Vllaznia do mund te arrije nje fitore te mundshme do isha i kenaqur te fitonte me nje rezultat minimal 1-0 ose nese ndeshja ndahet ne barazim do te doja qe te mbaronte me rezultatin 0-0, gjithmone nese ketij rezultati i shkon pershtat loja dhe performanca e te dy ekipeve dhe ndoshta ky do ishte rezultati me i drejte, por te shohim pas dy diteve. E deri atehere fitofte me i miri.