Nga ora 17:19 e pasdites së djeshme, Masimiliano Alegri, nuk është më trajneri i Juventusit. Edhe pse 56-vjeçari ishte prezantuar i qetë në “Kontinasa”, pak pas orës 10 të mëngjesit me makinën e tij FIAT 500, ndërsa stërvitja ishte planifikuar për në 11:30.
Por pasi ka drejtuar seancën edhe mes shumë të qeshurash, Alegri është larguar pa takuar asnjë në 1:30 nga qendra stërvitore, por një rikthim i tij në orën 16:00, ku pritej nga drejtori Xhuntoli dhe të tjerë krerë të klubit, është kuptuar se diçka jo e bukur pritej t’i lajmërohej.
Xhuntoli mesa duket s’ka qenë aspak i lumtur për gjestin që Alegri i bëri atij në momentin e festimeve me lojtarët në mesin e fushës dhe ka vendosur që t’i lajmërojë lamtumirën.
Maks ka mbledhur vetëm pak gjëra nga zyra e tij dhe është larguar pak pas orës 17:00 sërish nga “Kontinasa”, ndërkohë që zyra e medias së Juventusit po përpilonte divorcin dhe arsyet e lamtumirës së parakohshme me Masimiliano Alegrin.