HomeFUTBOLLOrges Shehi në diskutime për dy përfaqësuese, trajner te Shqipëria ose te...

Orges Shehi në diskutime për dy përfaqësuese, trajner te Shqipëria ose te Kosova

Orges Shehi mund të kthehet shumë shpejt në pankinë, por jo për të drejtuar një klub, por një perfaqësuese. Ish-portieri i përfaqësueses shqiptare, ka provuar dy eksperienca në klubet e Skënderbeut e Kukësit, ndërsa tani duket se mund të ulet në pankinën e një ekipi kombëtar, duke e filluar nga moshat.

Shehi shihet si një kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e përfaqësueses U19 të Shqipërisë, në vendin e lënë bosh nga Nevil Dede i cili e braktisi për Tiranën.

Por ky nuk është opsioni i vetëm për të. Sipas mediave kosovare, emri i Shehit ka përfunduar edhe në tavolinën e drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ai shihet si një prej opsioneve për të marrë drejtimin e përfaqësueses U21 të Kosovës, e cila do të bëjë ndryshime në pankinën e saj duke i dhënë lamtumirën Rafet Prekazit pas fundit të këtyre eliminatoreve.

Të dy opsione shumë interesante për Shehin, i cili ka deklaruar se në eksperiencën e radhës nuk do të dëshironte të merrte një detyrë të lënë në mes, siç ndodhi te Kukësi, por një projekt të cilin ta niste vetë nga fillimi. /vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments