Në verë u ndërtuan si një ekip me pretendime dhe ambicie për më lartë, por duket se orikasit në gjashtë javë morën po kaq pikë! Shumë pak, në krahasim me atë çka pretenduan,. Ndaj edhe klubi duket se vendosi që të bëjë një zgjedhje tjetër në drejtim.
Kështu, Eqerem Memushi, vlonjati i mirënjohur që ka drejtuar shumë ekip në elitë dhe në Kategorinë e Parë nuk është më trajner i Orikut. Zyrtarizimi ka ardhur nga vetë klubi i Kategorisë së Parë, me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Gjithçka ka ardhur pas nisjes së keqe të sezonit, ku në 6 ndeshje janë grumbulluar vetëm 6 pikë. Në krye të pankinës së Orikut do jetë Besmir Shabani. Me interes të madh pritet debutimi i tij, me ndeshjen e ardhshme e cila do jetë ndaj Besëlidhjes.