HomeKRYESOREOstende do të shesë një sulmues në Zvicër, mbetet vetëm me Sindrit...

Ostende do të shesë një sulmues në Zvicër, mbetet vetëm me Sindrit Gurin

Sulmuesit Sindrit Guri mund t’i hapen rrugët e aktivizimit titullar tek Ostende. Klubi ka vendosur që sulmuesin holandez, Rikairo Zhivkoviç, ta shesë te Sioni, pasi ai nuk ka bindur në pjesën e parë të sezonit.

Mediet sportive në Belgjikë raportojnë se lojtari i Ostendes do të largohet pas një viti e gjysmë, ku ka luajtur 49 ndeshje dhe ka shënuar 12 gola. Një shifër e ulët, sipas drejtuesve të Ostendes, që kanë marrë vendimin për të shitur te Sioni.

Me largimin e Zhivkoviç, trajneri i Ostendes, Gert Verhejen, ka mbetur vetëm me sulmuesin shqiptar, Sindrit Guri, i cili gjithashtu nuk ka bindur deri tani, por tashmë i është hapur një dritare për të treguar vlerat.

Por nderkohe Guri kohet e fundit duket se po kalon nje forme shume te mire teksa ka shenuar ne ndeshjen e kupes por edhe ne miqesore. Kjo shton shanset qe ai te vazhdoje te paraqitet ne te njejten menyre edhe ne sfidat e kampionatit./Vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments