HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPa katër titullarë ndaj Egnatias, ja si pritet të rreshtohet Vllaznia

Pa katër titullarë ndaj Egnatias, ja si pritet të rreshtohet Vllaznia

Vllaznia do të ketë jo pak, por katër mungesa në përballjen e sotme ndaj Egnatias. Për këtë përballje, Goce Sedloski, do të duhet të bëjë pa dy titullarë të rëndësishëm.

Në betejën vendimtare për të kapur finalen e Kupës, kuqeblutë nuk do të kenë Bekim Balajn dhe Erdenis Gurishtën, të cilët janë të dëmtuar dhe ndaj rrogozhinasve nuk do të zbresin në fushën e lojës. Ndërsa atyre u shtohen edhe dyshja Smajli e Mala, që mesa duket kanë humbur edhe sezonin.

Qarri mësohet se do të jetë sërish në portë në përballjet e Kupës. Ndërkohë, skema pritet të jetë 3-4-3. Në mbrojtje pritet të startojnë Juriç, Shehi e Bulatoviç. Në mesin e fushës Boshnjaku, Alivoda, Jonuzi e Marku dhe në sulm pritet treshja Latifi, Kaina e Çoba.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments