HomeFUTBOLLPaguani 100 lekë për RTSH? Surpriza e ka emrin 'Kombëtare', kuqezinjtë s’vijnë...

Paguani 100 lekë për RTSH? Surpriza e ka emrin ‘Kombëtare’, kuqezinjtë s’vijnë nesër në shtëpitë tuaja (SKANDALI)

Çdo familje shqiptare, paguan 100 lekë në muaj për TVSH, kanalin kombëtar i transmetimit.

Jemi mësuar prej vitesh të tëra që të ndjekim ndeshjet e Kombëtares shqiptare të futbollit pikërisht në TVSH, falas, ose më saktë, me taksat tona, atë 100 lekësh që e paguajmë muaj për muaj.

Por ky transmetim, do të ndërpritet pikërisht në ndeshjen e nesërme, kur Shqipëria do të luajë në transfertë kundër Islandës.

Nisur nga programacioni i ditës së nesërme në RTSH, nuk figuron askund ndeshja e Kombëtares së Shqipërisë kundër Islandës, madje, gjatë gjithë këtyre ditëve kanë munguar edhe promot e reklamat për sfidën e shumëpritur të kuqezinjve.

Sfida mes Islandës dhe Shqipërisë, do të luhet nesër në orën 20:45, por shqiptarët do të jenë në “terr”, pasi deri më tani, RTSH nuk do ta transmetojë për taksapaguesit.

Larmishmëria e programeve të RTSH nuk mungon në orarin kur shqiptarët, duhet të shohin Kombëtaren e tyre…

Në rast se nuk ka ndryshime gjatë 24 orëve të ardhshme dhe RTSH ta transmetojë sfidën e Kombëtares në kanalin kombëtar të taksapaguesve, do të ishte një padiskutim skandal dhe hera e parë që ndodh në histori./NEWSPORT/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments