Saturday, April 4, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPak dyshime, ja si pritet formacioni i Vllaznisë sot kundër Partizanit

Pak dyshime, ja si pritet formacioni i Vllaznisë sot kundër Partizanit

Shkruar nga Endri ÇINARI

Në prag të javës së 30-të të kampionatit, Vllaznia përgatitet për një nga përballjet më të rëndësishme të sezonit, teksa në “Arena e Demave” do të vizitojë Partizanin në një duel ku gabimet nuk lejohen. Skuadra shkodrane vjen me objektivin e qartë për të marrë një rezultat pozitiv, që do të mbante gjallë ambiciet në renditje dhe do të rriste moralin në fazën
vendimtare të kampionatit.

Trajneri Martini pritet t’i besojë formacionit më të mirë të mundshëm, duke hedhur në fushë lojtarët që kanë dhënë më shumë garanci gjatë javëve të fundit. Në një ndeshje të tillë, ku intensiteti dhe përqendrimi janë vendimtarë, tekniku duket i vendosur të mos eksperimentojë, por të mbështetet tek bërthama e konsoliduar e ekipit.

Në portë, si zakonisht, do të jetë Pohls, i cili ka treguar siguri mes shtyllave dhe ka qenë një pikë referimi për repartin difensiv. Para tij, mbrojtja pritet të rreshtohet me treshen Gurishta, Gjini dhe Bajrami, një linjë që ka funksionuar mirë dhe ka dhënë stabilitet në prapavijë, sidomos në përballje të forta si kjo ndaj Partizanit.

Mesfusha shihet si çelësi i këtij takimi, ku pritet një betejë e fortë për kontrollin e lojës. Qato, Kallaku dhe Krymi do të kenë rolin e dirigjimit dhe balancimit të skuadrës, ndërsa në krahë do të veprojnë Mala në të djathtë dhe Jago në të majtë, duke ofruar shpejtësi dhe mbështetje si në fazën sulmuese, ashtu edhe në atë mbrojtëse.

Në repartin ofensiv, vendi i Bekim Balajt duket i padiskutueshëm. Sulmuesi me eksperiencë do të jetë pika kryesore e referimit në sulm, ndërsa mbetet për t’u parë se cili mes Bismark dhe Dodajt do ta nisë si titullar përkrah tij. Zgjedhja e Martinit në këtë repart mund të jetë vendimtare për mënyrën se si Vllaznia do ta sulmojë kundërshtarin.

E gjithë vëmendja tashmë është përqendruar tek kjo përballje, ku Vllaznia jo vetëm kërkon pikë, por edhe një konfirmim të forcës së saj përballë një rivali direkt. Një fitore ndaj Partizanit do të kishte peshë të madhe, jo vetëm në tabelën e klasifikimit, por edhe në aspektin psikologjik për vazhdimësinë e sezonit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments