Vllaznia eshte shnderruar ne kantier ndertimi. Lojtare qe largohen dhe te tjere qe po tentojne te afrojne dhe ne kete menyre skuadra ende eshte ne formim e siper. Si rrjedhoje, gazetari sportiv Pano Xhixho mendon se ne Shkoder per momentin eshte e drejte qe nuk kane vendosur objektiva.
Nje deklarate te tille, drejtori i departamentit te sportit ne RTSH e ka bere ne emisionin “Skaner” ku eshte ndalur tek ajo çfare po ndodh aktualisht tek Vllaznia.
“Ne Shkoder nuk duam qe skuadra e tyre te dale as e dyta dhe jo me te kenaqen me fitimin e Kupes apo sigurimin e nje vendi per ne Kupat e Europes. Tifozet e Vllaznise jane te veçante sepse perveçse duan titullin kampion, e duan edhe me loje te bukur.
Ajo qe po degjoja si nga Memelli ashtu edhe nga drejtori sportiv Plori, i meshonin faktit te ndertimit te skuadres. Edhe vete presidenti Xhaferi e pranoi nje jave me pare se jane shume lojtare te cileve u ka perfunduar kontrata dhe parashikoi nje revolucion ne skuader.
Ne Shkoder eshte hapur nje kantier dhe tashme e dime qe disa lojtare po largohen. Kaina ishte i pari qe zyrtarisht u larguar sepse firmosi tek Tirana, Gurishta eshte drejt largimit, Latifi po ashtu. Pra eshte nje kantier dhe ne varesi te asaj qe do te investohet, do te ndertohet edhe skuadra.
Dhe pasi te ndodhe kjo, atehere do te dale edhe drejtori sportiv, edhe trajneri, per te thene objektivat konkrete te Vllaznise ne sezonin e ri. Kjo eshte e drejte sepse qe ne nisje kur nuk e di se çfare lojtaresh do kesh ne dispozicion, eshte gabim te thone se do kene objektiv titullin, siç thane dhe sezonin e kaluar, por vetem ne javen e fundit siguruan kualifikimin per ne Europe”- eshte shprehur Pano Xhixho./SHKODRA-SPORT.COM/