Në Elbasan Arena, Dinamo dhe Skënderbeu nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola, në sfidën e vlefshme për aktin e 15-të të elitës së futbollit shqiptar.
Në minutën e katërt, korçarët do kalonin në avantazh me Mensah, por goli do anullohej për faull ndaj Sofranac. Në të 51-tën, ekipi i Shkëmbit do realizonte një super gol me Siljanovski, por anullohet për pozicion të parregullt. Në të 80-tën, djemtë e Memellit do dilnin bukur përpara, teksa Simoni do shpëtonte një gol të sigurt.
Pak sekonda më pas pretendohet një penallti nga Skënderbeu pas një prekje me dorë të një lojtari dinamovit, por kryesori thotë se loja duhet të vazhdojë. Në fund Mensah u pa i vetëm përballë portierit Simoni, por ky i fundit pret.
Dinamo renditet tashmë e shtata me 15 pikë. Po aq pikë ka edhe Skënderbeu, por është e teta.
Dinamo – Skënderbeu 0-0