Vllaznia dhe Otrant Olympic i Ulqinit e kane mbyllur ne barazim 0-0 perballjen miqesore ne mes tyre, luajtur pasditen e sotme ne stadiumin ‘Loro Borici’, nje ndeshje kjo qe i ka sherbyer dy trajnereve Brdaric dhe Vukicevic per te testuar lojtaret e tyre ne kete pauze te kampionateve.
Vllaznia e ka nisur ndeshjen me formacionin e saj me te mire, pikerisht:
Qarri, Gurishta, Juriç, Bajrami, Yago, Krymi, Qato, Deliu (Zaganjori), Mala, Delaj, Balaj.
Ne keto 45 minuta, nuk kane munguar rastet e kuqebluve, por sulmuesit e saj nuk kane arritur dot te realizojne.
Ne pjesen e dyte nderkohe, stafi teknik i kuqebluve ka aktivizuar 11-shen e dyte. Konkretisht:
Juka, Brahimi, Pusi, Beci, Spahija, Sala, Tafili, Zaganjori, Podrimcaku, Maliqi, Matouti.
Edhe ne kete 45 minutesh rastet e 2 ekipeve nuk munguan, por serish nuk ka gola dhe ne kete menyre i gjithë takimi miqesor eshte mbyllur ne shifrat e barabarta 0-0. /SHKODRASPORT.COM/